Dumoshi nënshkruan aneks-memorandume me kryetarë të katër komunave

21 prill 2020 | 15:00

Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur të martën në takim kryetarët e katër komunave,  Qëndron Kastrati nga Kamenica, Xhafer Tahiri nga Vushtrria, Ardian Gjini nga Gjakova dhe Naim Ismajli nga Shtimja.

Qëllimi i këtyre takimeve ishte nënshkrimi i katër aneks-memorandumeve për mbështetje financiare të këtyre komunave.

Dumoshi dhe kryetari Kastrati kanë nënshkruar aneks-memorandumin e bashkëpunimit për rinovimin dhe funksionalizimin e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” dhe shtëpive tjera komunitare, i cili do të implementohet gjatë vitit 2020.

Po ashtu, Dumoshi dhe kryetari Tahiri nënshkruan aneks-memorandumin e bashkëpunimit, për projektin “Qendra e Kulturës në Vushtrri” do të implementohet gjatë vitit 2020

Ndërsa, me Gjinin ajo ka nënshkruaR aneks-memorandumin e bashkëpunimit për mbështetjen financiare për projektin “Ndërtimin Qendrës së Kulturës në Rogovë të Hasit” i cili do të implementohet gjatë periudhës 2020-2022.

Kurse me kryetarin Ismajli, Dumoshi ka nënshkruar aneks-memorandumin e bashkëpunimit për “ndërtimin e Arkivit të qytetit të Shtimes”

Gjatë këtyre takimeve, Dumoshi ka shprehur mbështetjen e saj të parezervë si ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ka theksuar se është prioritet i ministrisë që drejton që të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha komunat e Kosovës duke konkretizuar projekte të cilat do të jenë të frytshme edhe për nivelin komunal edhe atë qendror.

“Sipas mundësive të veta, MKRS do të mbështesë të gjitha komunat që projektet e mira kulturore, sportive e rinore t’i jetësojnë në dobi të qytetarëve”, ka thënë Dumoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milot Rashica është në qendër të vëmendjes, edhe pse futbolli…