
Duncan: Lufta në Kosovë ka qenë ndryshe, populli luftonte kundër atyre që i dhunuan
22 shtator 2025
| 10:42
Ish-këshilltari i NATO-s, John Stewart Duncan, po vazhdon dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ai ka thënë se lufta e Kosovës ishte shumë më ndryshe se ajo mes boshnjakëve dhe kroatëve, pasi sipas tij, populli i Kosovës po luftonte kundër atyre që i kishin dhunuar.
“Lufta (në Kosovë) nuk ishte si e boshnjakëve dhe kroatëve që luftonin ndërmjet njëri-tjetrit, por bëhej fjalë për një luftë ku populli luftonte kundër atyre që i kishin dhunuar”, ka thënë Duncan.
Ndryshe, dëshmitari britanik pritet të dëshmojë dy ose tri ditë.