Duncan për Ramush Haradinajn: Karakter i veçantë, ishte si në filmat e Rambos

22 shtator 2025 | 12:04

Ish-diplomati britanik, Johna Stewart Duncan, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka folur edhe për ish-komandantin e UÇK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se Haradinaj ishte si në filmat e Rambos, dhe sipas tij, ishte personazh që binte në sy.

“Ramushi ishte karakter i veçantë, ishte si në filmat e Rambos, mbaj mend që kishte një emblemë në krah, të binte në sy si personazh, fliste goxha, i dëgjohej zëri shpesh”, ka deklaruar Duncan.

Ndërsa duke folur për takimin e 17 qershorit 1999 në mes të UÇK-së dhe ndërkombëtarëve, ish-diplomati Duncan ka thënë se ishte i frytshëm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona dhe Spanja po shpresojnë për një tjetër arritje historike…