Durmishi asistues në fitoren e Lazios ndaj Udineses

26 shtator 2018 | 21:41

Lazio ka arkëtuar tre pikë të reja në Serie A, duke e mposhtur në udhëtim Udinesen.

Në këtë takim u paraqit edhe Riza Durmishi, i cili ndihmoi Lazion me një asistim, transmeton Koha.net.

1 me 2 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi.

Acerbi kaloi Lazion në epërsi në minutën e 61, e epërsinë e dyfishoi Correa në minutën e 67 pas asistimit nga Durmishi.

Udinese arriti të ngushtojë rezultatin përmes Nuytinckit.

Pas gjashtë xhirove Lazio mban vendin e tretë me 12 pikë. Kurse Udinese në vendin e nëntë ka 8 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHBA-ja tani ka raport të balancuar ndaj dy palëve në…