Durmishi: Kam folur pak, kam ndërtuar shumë – 700 km të përfunduara, 870 në përfundim e sipër

12 dhjetor 2025 | 12:22

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij si zëvendësministër dhe tani si ministër në detyrë, nuk ka folur shumë për veten dhe për arritjet e tij. Ai këto komente i ka bërë pas intervistës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka deklaruar se janë përfunduar 700 kilometra rrugë dhe janë edhe 870 kilometra në përfundim e sipër.

Durmishi ka thënë se “punët shihen”. “Unë kam qenë i fokusuar në punë e jo në fjalë”, ka deklaruar ai. Durmishi është kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe garon me numrin 24 në listën zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar…