Durmishi thotë: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

26 nëntor 2023 | 08:14

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, pas mesnatës ka njoftuar se bashkë me ministrin Liburn Aliu kanë dalë në terren për ta parë punën që po bëhet për pastrimin e rrugëve.

Durmishi ka shkruar se nga organizimi i mirë dhe puna e palodhshme, të gjitha rrugët janë të kalueshme edhe në këtë mesnatë.

“Bashkë me ministrin Liburn Aliu duke parë nga afër punën që po bëhet për pastrimin e rrugëve nga bora. Organizimi i mirë dhe puna e palodhshme bën që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme edhe në këtë mesnatë.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
61 kamionë dërguan ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore urgjente në…