
Durrësi përfshihet nga reshjet e shiut, pushuesit braktisin plazhet
05 gusht 2023
| 13:59
Rrebeshet e shiut kanë përfshirë edhe gjirin e Durrësit.
Pushuesit kanë braktisur plazhet, ndërsa në qytet e përgjatë rrugës së plazhit ka qarkullim të rënduar automjetesh.
Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka shkaktuar edhe dallgëzim në Adriatik. Aktualisht, forca e detit është 5 ballë duke penguar lundrimin e anijeve të vogla dhe çdo mjeti turistik.
Edhe sektori i peshkimit ka pezulluar aktivitetin nën ndikimin e këtyre kushteve atmosferike.