Dushi gërget Vjosa Osmanin: Individët fituan nga partia, pa i dhënë gjë

08 tetor 2020 | 08:40

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani ditët e fundit janë përplasur lidhur me kontributin e dhënë në parti, sidomos pas deklarimit të kryetares së Kuvendit në njëvjetorin e zgjedhjeve të gjashtë tetorit.

Zëvendësministri i ministrisë së Drejtësisë, Florian Dushi, në një shkrim në “Facebook” ka thënë  se LDK-ja asnjëherë nuk ka përfituar apo nuk është rritur nga cilido individ. Sipas tij, janë individët që kanë përfituar nga partia, duke mos dhënë asgjë për partinë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës asnjëherë, në asnjë rrethanë, nuk ka përfituar, nuk është rritur e fuqizuar nga cilido individ. Janë ata (individët) që përfituan (shpesh pa të drejtë) prej saj, madje duke marrë e mos dhënë asgjë për këtë parti”, ka shkruar Dushi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika Çeke raportoi një rekord prej 5 335 rastesh të…