
Dy fëmijë i gjejnë 100 euro, i dorëzojnë në stacionin e policisë
16 mars 2021
| 20:04
Dy fëmijë i kanë gjetur sot në Prishtinë 100 euro, të cilët mund t’i kenë humbur dikujt.
Adni dhe Diell Pruthi, nxënës të shkollës fillore “Naim Frashëri”, së bashku me Gencin prindin e tyre i kanë dërguar ato të stacionin e policisë “Qendra”.
Paratë janë gjetur në rrugën “Ali Pashë Tepelena” dhe ishin në dy banknota 50-she.