Dy kardiokirurgë lëshojnë punën në Klinikën e Kardiokirugjisë

03 janar 2020 | 15:11

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Univeristar i Kosovës (SHSKUK), njofton se dy kardiokirurgë që kanë shërbyer në Klinikën e Kardiokirugjisë, kanë lëshuar punën me vetëdëshirë.

“Ata kanë lëshuar punën, pasi kanë siguruar punë në njërin nga institucionet private shëndetësore. SHSKUK mohon pretendimet e tyre se janë pengar në punë, pasi që Klinika e Kardiokirugjisë, ka ofruar kushte dhe mundësi të njëjta pune për të gjithë kardiokirugët, dëshmija më e mirë për këtë është numri i procedurave të kryer në këtë shërbim”, është bërë me dije në njoftimin e SHSKUK-së.

“QKUK, me qëllim të rritjes së stafit të kësaj klinike, vitin e kaluar ka shtuar numrin e kardiokirugëve, e që ka ndikuar dukshëm në ngritjen e volumit të punës në këtë shërbim.  Po ashtu, në procedurë e sipër është konkursi për pranimin e dy specialistëve të ri të kardiokirurgjisë. QKUK falenderon dy kardiokirugët për kontributin e dhënë për pacientët dhe ju dëshiron punë të mbarë profesionale në agazhimet e tyre të reja”, thuhet në njoftimin për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë,…