
Dy klube angleze në garë për Piatekun
10 janar 2020
| 12:36
Pas rikthimit të suedezit Zlatan Ibrahimoviq, Krzysztof Piatek mund të largohet nga Milani.
Klubi kuqezi, gjithashtu, ka marrë vendim që ta vendosë në merkato, sulmuesin polak, i cili ka zhgënjyer në pjesën e parë të këtij sezoni. Piatek është transferuar një vit më parë te Milani, nga Genoa, ka arritur të shënojë vetëm 4 gola, në gjysmën e parë të këtij kampionati.
“Calciomercato” raporton se Tottenhami ka shtuar interesimin për sulmuesin e Milanit, pas lëndimit të Harry Kane. Anglezi pritet të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Tottenhami nuk është skuadra e vetme e cila është e interesuar për Piatekin, pasi raportohet që edhe Aston Villa ka bërë një ofertë prej 30 milionë eurosh për sulmuesin polak.