
Dy ndeshje zhvillohen sot dhe dy nesër në elitën e basketbollit
Në mesjavë zhvillohet xhiroja e 26-të në Prince Caffe Superligë. Në Prizren do të ndeshen dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimi dhe Sigal Prishtina.
Prizrenasit ndodhen në vendin e gjashtë me dhjetë fitore dhe 15 humbje, kurse prishtinasit në vendin e katërt me 15 fitore dhe dhjetë humbje. Të dyja skuadrat kërkojnë një vend sa më lart në renditje, që është shumë e rëndësishme për “play-off”.
Dy skuadrat që kanë siguruar “play-off”-in, Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi, ndeshen në Therandë. Ylli është në vendin e tretë me 16 fitore e nëntë humbje, kurse kuqezinjtë janë në vendin e pestë me 11 fitore e 14 humbje. Të enjten Istogu do të ndeshet me kampionen, Pejën.
Istogasit kanë një fitore e 24 humbje, kurse verdhezinjtë janë në pozitën e dytë me 17 fitore e tetë humbje.
Dueli i fundit i kësaj xhiroje është ndërmjet Trepçës dhe Proton Cable Prizrenit. Mitrovicasit kanë siguruar vendin e parë me 23 fitore e vetëm dy humbje, kurse prizrenasit janë në vendin e pestë me shtatë fitore e 18 humbje.
SUPERLIGA – Java 26
Të mërkurën takohen:
19:00 Bashkimi – Sigal Prishtina
19:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi
Të enjten takohen:
19:00 Istogu – Peja
20:00 Trepça – Proton Cable Prizreni