Dy persona gjenden pa shenja jete në Lipjan dhe Drenas

23 qershor 2025 | 11:08

Dy persona në raste të ndara janë gjetur pa shenja jete, njëri në Lipjan dhe tjetri në Drenas.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion dhe rastet janë duke u hetuar.

“Lipjan  22.06.2025, 13:45. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Gllogoc 22.06.2025, NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe emergjenca ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tregjet evropiane të aksioneve u hapën sot me rënie të…