Dy persona të vrarë dhe dy të plagosur në Gjilan, i dyshuari në arrati

10 gusht 2025 | 13:57

Dy persona janë vrarë dhe dy janë plagosur në Gjilan pas disa të shtënave me armë zjarri.

Aktualisht i dyshuari për rastin është në arrati, por është i njohur për policinë.

Kështu ka bërë me dije për “Express” zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32  dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri  në Gjilan, rruga, ‘Ibrahim Rugova’. Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave, dyshohet se  edhe dy  persona të tjerë janë plagosur  dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshuari për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për polocinë, i cili për momentin është në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve rajonale në bashkpunim me prokurorin e shtetit po i hetojn rrethanat e këti rasti të rëndë”, ka thënë Hashani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hiromasa Urakawa, 28 vjeç, vdiq të shtunën pasi u mposht…