Dy shtete, një komb. Përfaqësuesit e AKB-së marrin pjesë në festën e Pavarësisë së Shqipërisë

25 nëntor 2025 | 11:38

Përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve kanë marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë në shënim të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Gjatë pritjes me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se në këtë ditë të shenjtë për kombin tonë, 28 Nëntorin, i përulen me respekt të thellë historisë, gjakut të derdhur dhe sakrificës që solli lirinë dhe pavarësinë.

“Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete që ecin krah për krah, por një komb, një gjak, një flamur. AKB-ja mbetet e përkushtuar që ky bashkim shpirtëror dhe historik të shndërrohet në bashkim ekonomik, në zhvillim të përbashkët dhe në një treg të fuqishëm mbarëkombëtar. Është nder për ne që në këtë ditë të madhe të jemi pranë institucioneve të Shqipërisë dhe pranë përfaqësuesit të saj diplomatik në Kosovë, bashkë me Shkëlzen Jusaj, Haziz Tafa, Lumnije Ajdini dhe Arber Pajaziti kryetar i Komunës së Bujanocit”, ka thënë Shahini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afrim Tovërlani është trajner i ri i Prishtinës, pasi klubi…