Dy të ndaluar për bixhoz të paligjshëm në Prizren

20 gusht 2025 | 08:49

Dy persona janë ndaluar, ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt pas kontrolleve të realizuara nga Policia e Kosovës në disa lokacione në Prizren, të martën.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, personat e përfshirë dyshohen për përfshirje në veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Gjatë kontrolleve, janë sekuestruar përkohësisht prova dhe dëshmi të cilat lidhen me veprat penale të dyshuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka kryer një sulm të fuqishëm me dron në…