Dy vjet nga dhuna në Zveçan: Për disa fillimi i fundit, për të tjerë një stabilitet i ri

29 maj 2025 | 16:53

Teksa Policia e Kosovës thotë se situata aktuale në veri të vendit – dy vjet pas dhunës mes serbëve lokalë dhe pjesëtarëve të KFOR-it është “e qetë, por delikate” dhe se “shumëçka ka ndryshuar për mirë”, banorët serbë të kësaj zone thonë se situata nuk ka qenë kurrë më keq.

Personat me të cilët bisedoi “Radio Evropa e Lirë” e përshkruan jetën e tyre pas majit të vitit 2023 si krejt të ndryshme, duke e cilësuar atë muaj si “pikë kthese”, kur nisi mbyllja e institucioneve që funksiononin sipas sistemit të Serbisë në Kosovë.

Më 29 maj 2023, në Zveçan ndodhi një përleshje e dhunshme mes protestuesve serbë dhe trupave të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Protesta ishte thirrur kundër hyrjes së kryetarit shqiptar në ndërtesën e komunës, pasi serbët i kishin bojkotuar zgjedhjet lokale me thirrje të Listës Serbe– partisë kryesore të serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit. Si rezultat, në krye të komunave me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok –erdhën kryetarë shqiptarë.

Raportin e plotë të “REL”-it mund ta lexoni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE),…