Dyfishohen rastet me linë e majmunit në Britani

20 maj 2022 | 17:24

Rastet me linë e majmunit janë dyfishuar në Britaninë e Madhe, me 11 të tjerë që u njoftuan të premten, shkruan Sky News.

Numri total i rasteve të raportuara tani ka shkuar në 20, megjithëse ka shqetësime se shumë raste ende nuk janë zbuluar.

“Këtë mëngjes i përditësova ministrat e Shëndetësisë të G7 për atë që dimë deri më tani. Shumica e rasteve janë të lehta dhe unë mund të konfirmoj se kemi blerë doza të tjera të vaksinave që janë efektive kundër lisë së majmunëve”, ka thënë sekretari i Shëndetësisë në Britani, Sajid Javid.

Ajo që po nxit shpërthimin në Britani është mister – normalisht sëmundja është sporadike dhe e lidhur me udhëtimet në pjesë të Afrikës, ku është endemike.

Por ka “ka gjasa” që rastet e fundit të jenë përhapur brenda Britanisë.

Infeksioni viral është i ngjashëm me linë e njeriut dhe zakonisht shkakton sëmundje të lehta, me shumicën e njerëzve që shërohen brenda disa javësh dhe Agjencia e Shëndetit dhe Sigurisë në Britani thotë se rreziku për popullsinë “mbetet i ulët”.

Spanja e Portugalia gjithashtu kanë raportuar raste me linë e majmunit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën Malisheva dhe Dukagjini do të përballen në ndeshjen…