Dzyuba refuzon ftesën e Rusisë
15 mars 2022
| 12:00
Ylli rus, Artem Dzyuba ka refuzuar ftesën nga kombëtarja e Rusisë dhe ka thënë se nuk dëshiron të jetë pjesë e kombëtares ruse në këtë kohë.
Lojtari i Zenit St.Petersburg ka familjarë në Ukrainë dhe agresioni rus i nisur atje e ka shqetësuar edhe atë. Trajneri Valeriy Karpin ka konfirmuar se Dzyuba ka kërkuar të mos ftohet me kombëtaren ruse për kampin stërvitor këtë muaj. Arsyeja është lufta e paarsyeshme e nisur në Ukrainë.
Rusia do të grumbullohet për kamp stërvitor këtë muaj, përkundër faktit se FIFA dhe UEFA e kanë suspenduar nga secili kompeticion. Vendimin e FIFA dhe UEFA rusët e kanë apeluar në CAS dhe janë në pritje të një përgjigje.
Përveç Dzyuba, kundër luftës në Ukrainë më parë shprehej edhe portieri i kombëtares ruse.



