E bija e Jakup Krasniqit, fjalë emocionuese për babanë

01 dhjetor 11:42

Gresa Krasniqi, e bija e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqit, ka bërë një shkrim emocional për babanë, i cili gjendet në Hagë pas aktakuzës së ngritur nga Dhomat e Specializuara.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo sot ka shkruar për një festë të rëndësishme në familje, 29-vjetorin e martesës së prindërve.

Gresa ka shkruar se po vazhdojnë ta presin me padurim dhe të festojnë për dashurinë e tyre.

Postimi i  plotë i Gresa Krasniqit:

Babi,

Sot, po festojmë 29 vjetorin e martesës tënde dhe mamit. Madje, i’a kemi dhuruar edhe buqetën me lule që ti gjithmonë i’a dhuron.

Sot po festojmë, e pranë nesh, ndonëse me trup jo, je dhe ti në zemrat dhe mendjet tona.

Po festojmë për ty, për dashurinë tuaj!

Të presim me padurim

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-lojtari i Real Madrid, Jese Rodriguez, ka pasur një jetë…