
E gjuan me shishe birre babanë, arrestohet i dyshuari në Pejë
18 korrik 2023
| 10:39
Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një person i cili dyshohet se me datë 15.07.2023 e kishte ofenduar dhe sulmuar duke e gjuajtur me shishe birre babanë e tij.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.