
“E papranueshme dhe e rrezikshme” – Blerta Deliu-Kodra për trajtimin e gazetarëve në RTK
25 gusht 2025
| 19:55
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se gazetarët dhe stafi i RTK-së nuk meritojnë të mbeten pa paga, e as të ndihen të frikësuar në vendin e tyre të punës.
Në një postim në Facebook, ajo ka pohuar se nuk është e pranueshme ajo çfarë u ka ndodhur sot gazetarëve të Radio Televizionit të Kosovës, të cilët janë përjashtuar nga emisionet në të cilat punojnë.
“Liria e medias është themeli i demokracisë, por sot po shohim censurë ndaj atyre që guxojnë të kritikojnë dhe favor ndaj atyre që i shërbejnë pushtetit”.
“Kjo nuk është vetëm e papranueshme, por e rrezikshme për të gjithë shoqërinë”, ka shkruar Deliu-Kodra.