
E provojnë sot përpjekjen e 32-të për konstituim të Kuvendit
15 qershor 2025
| 08:07
Sot nga ora 11:00 deputetët e zgjedhur do të mblidhen për të 32-n herë për ta konstituar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Procesi i konstituimit ka ngelur te pika e zgjedhjes së kryeparlamentarit. Për të opozita thotë se nuk voton, ndërsa LV ka deklaruar se nuk do të ndërrojë kandidaten.