E rëndë në Tiranë, policja 21-vjeçare vetëvritet me armën e shërbimit

24 maj 2024 | 19:57

Një efektive e Policisë së Tiranës raportohet se ka vrarë veten me armë zjarri.

Efektivja e Komisariatit Nr.5, 21-vjeçarja Aldorjana Loshi, dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:30 në shtëpinë e saj në zonën e Ish-Tregut Elektrik në Ali Demi, teksa ajo ndodhej e vetme në banesë.

Mësohet se ajo jetonte në shtëpi me qira në lagjen e Ali Demit, pranë ish-Tregut Elektrik me nënën dhe vëllain.

Fqinjët kanë deklaruar se dëgjuan zhurmën e armës, dhe të tronditur se kishte ndodhur diçka, njoftuan menjëherë policinë.

Për hapjen e derës është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Motivet që e shtynë 21-vjeçaren drejt vetëvrasjes mbeten ende të paqarta.

21-vjeçarja në foto është Aldorjana Loshi, efektivja e policisë e komisariatit nr.5 në Kamëz.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Tiranës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka takuar kongresistin…