E rrahë gruan e tij, lëshohet urdhër mbrojtës për viktimën

29 tetor 2023 | 12:16

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut, ku një person ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij pas një mosmarrëveshje në familje.

Për shkak të kësaj, është lëshuar urdhër mbrojtës i përkohshëm,  palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“SULM – Mitrovicë Veri, 28.10.2023-14:45.  I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje në familje ka shkaktuar  dhunë fizikisht  dhe psikike ndaj  bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Është lëshuar urdhër mbrojtës i përkohshëm, palët janë intervistuar dhe  me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullte hetimore”, ka thënë PK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovën në karate në konkurrencën e femrave ka…