
Ecja çdo ditë zvogëlon rrezikun për disa lloje kancerësh
Një studim i ri nga Universiteti i Oksfordit ka zbuluar se sa më shumë të ecni çdo ditë, aq më të ulëta janë shanset për zhvillimin e deri në 13 lloje të ndryshme të kancerit.
Sipas hulumtimit, i botuar në British Journal of Sports Medicine, aktiviteti i rregullt fizik, si ecja, është i lidhur ngushtë me një rrezik më të ulët të kancerit.
Studiuesit analizuan mbi 85,000 individë dhe gjetën se përfitimet e aktiviteteve fizike fillojnë të shfaqen me 5,000 hapa në ditë, ndërsa rreziku i kancerit u ul me 16% me 9,000 hapa. Madje, studimi sugjeron se ecja më e shpejtë ka gjithashtu përfitime, por sasia totale e lëvizjes mbetet më e rëndësishme.
Aktivitetet fizike të lehta gjithashtu ndihmojnë në uljen e rrezikut të kancerit, duke theksuar rëndësinë e lëvizjes për shëndetin e përgjithshëm.