Edhe Bonucci infektohet me Covid

01 prill 2021 | 17:42

Leonardo Bonucci është infektuar me koronavirus vetëm pak ditë pasi bashkëlojtari i tij turk Merih Demiral doli pozitiv, njofton Juventusi.

Mbrojtësi i Juventusit u kthye në Torino nga detyra me Kombëtaren e Italisë dhe Federata e Futbollit e Italisë njoftoi mbrëmë se katër anëtarë të saj kishin dalë pozitivë në testin për Covid-19.

“Leonardo Bonucci, pasi u kthye nga grumbullimi me ekipin kombëtar italian, mëngjesin e sotëm e bëri testin për COVID-19 dhe rezultati doli pozitiv”, njoftoi Juventusi.

“Lojtari është vetizoluar në shtëpi”. Trajneri Andrea Pirlo do të mbetet me mungesë opsionesh në mbrojtje për derbin e Torinos të dielën, pasi edhe Merih Demiral është i infektuar me koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga…