Edhe dy të arrestuar për fotografim të votës

11 maj 2025 | 18:19

Dy persona të tjerë janë arrestuar për fotografimin e votës, njëri në Këlcyrë dhe një tjetër në Librazhd.

30-vjeçari në Këlcyrë është arrestuar në flagrancë nga policia, menjëherë pasi ka dalë nga qendra e votimit ku kishte fotografuar fletën, si dhe i është sekuestruar celulari.

Ndërsa në Librazhd, është arrestuar një 43-vjeçar po për fotografimin e votës, pasi rasti i tij u bë publik edhe në media.

“Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore Librazhd, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 43 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Shtetasi M. F., në qendrën e votimit nr 2742, në fshatin Spathar, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit. Sekuestrohet aparati celular i përdorur në këtë rast”, njofton policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është proceduar…