Edhe kandidatët e LDK-së për deputetë akuzojnë për manipulim votash

07 mars 2021 | 13:48

Kandidatët e për deputetë të LDK-së, Lirije Kajtazi dhe Faton Bislmi, kanë  reaguar në lidhje me lajmet që po qarkullojnë mbi dyshimet për manipulim të votave në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Ata kanë shprehur dyshime se votat e tyre janë manipulua nga komisionarët, duke kërkuar rinumërim. “Me këtë model u përmbys edhe rezultati im në minutat e fundit në Qendrën për fabrikimin e rezultateve (QNR). Të nderuar qytetarë, unë po vazhdoj betejën time, jo për një mandat në  Kuvend, por angazhimin tim të përjetshëm në luftën për drejtësi dhe demokraci”, ka shkruar Lirije Kajtazi në profilin e saj në “Facebook”.

Edhe kandidati tjetër i LDK-së për deputet, Faton Bislmi, ka reaguar pas video-incizimit të publikuar në media, në të cilin pretendohet se burri i kryediplomates Meliza Haradinaj-Stublla,  ka blerë vota.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa duhet t`i dërgojë në rinumërim komplet votat me kusht dhe ato të diasporës. “Me 4 mars, unë kam fol për inxhinjering elektoral, dhe kjo u faktua dje me skandalin e blerjes së votave në QNR për kandidaten e AAK-së. Ky skandal komprimiton skajshmërisht procesin zgjedhor. Ky model i vjedhjes së vullnetit të sovranit ka prekë edhe shumë kandidatë tjerë. Të paktën që do duhej të bënte PZAP sot është të dërgonte në rinumërim komplet votat me kusht dhe ato të diasporës (të cilat ekskluzivisht janë numëruar në QNR) dhe secilën kuti tjetër ku ka një fije dyshimi për manipulim. Përndryshe, demokracia jonë fragjile po fundoset. Burgu është pak në krahasim me fundosjen e demokracisë”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, së bashku me…