
Edhe këtë e përjetuam, këto veprime na i rikujtojnë vendimet e padrejta të viteve ’90”, flet pronari i një kompanie pas shkyçjes nga KEDS-i
Hamdi Malushaj nga kompania “KiKxxl & evroTarget L.L.C” ka reaguar sot pasi Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) e ka shkyçur kompaninë e tij nga rrjeti i energjisë elektrike.Malushaj në një postim në Facebook shkruan se bizneset po sulmohen në mënyrë të organizuar.
Lexoni të plotë postimin 👇:
Edhe këtë e përjetuam!
Bizneset po sulmohen në mënyrë të organizuar, nën heshtjen e institucioneve dhe në bashkëpunim të hapur me ZRRE.Na shkëputën nga energjia elektrike, duke nxjerrë punëtorët tanë në rrugë!
Këto veprime na rikujtojnë vendimet e padrejta të viteve ’90 – kur i forti vendoste mbi kurrizin e të dobëtit.Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë, bizneseve dhe familjeve tona.
Kërkojmë reagim urgjent dhe solidaritet – sot jemi ne, nesër mund të jeni ju!.