
Edhe nëntë persona vdesin në Kosovë nga Covid-19
17 gusht 2020
| 15:13
Sipas raportit të fundit të Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK), në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19 kanë vdekur edhe nëntë persona.
Deri më tani në Kosovë nga ky virus kanë vdekur 410 pacientë.
IKShPk-ja ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 129 raste të reja me Covid-19, ndërkaq janë shëruar edhe 152 pacientë.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë me Covid-19 është 11 545.
(M.Q / Epoka e re)