Edhe një gazetare nga Ukraina strehohet në Kosovë

10 korrik 2023 | 08:04

Programit “Journalists in Residence – Kosovo” i është bashkuar gazetarja e radhës nga Ukraina, Liudmyla Lukianchenko.

Në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Lukianchenko u mirëprit nga kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, koordinatori i terrenit, Adem Sylejmani, përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

“Journalists in Residence – Kosovo”, që është iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF e po implementohet nga AGK-ja, mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, OSCE Mission in Kosovo, si dhe iniciativa Hannah Arendt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet SYLEJMANI Ish-të burgosurit politik janë të shumtë te populli…