Edhe një libër studimor për ndikimet e Biblës në krijimtarinë e Nolit

23 shtator 2025 | 08:52

Libri më i ri i poetit dhe studiuesit Bujar Meholli, me titull “Noli biblik”, ka dalë nga shtypi nga shtëpia botuese “Armagedoni”, me mbështetjen materiale të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Noli biblik” është një studim për veprimtarinë letrare të Fan S. Nolit në relacion me tekstin biblik. Meholli mëton ta realizojë këtë temë me fokusin kryesor te ndikimi i Biblës në krijimtarinë intelektuale-artistike të Nolit që shfaqet në poezitë okazionale, socio-politike, te Albumi. Objekt i këtij studimi është simbolizimi i poezisë së Nolit në relacion me Biblën dhe aura religjioze pothuajse në gjithë krijimtarinë e tij artistike. Meholli përdor metodën e analizës duke hulumtuar elementet religjioze që ndërfuten në korpusin nolian, qoftë në veprat e tij autentike, qoftë në ato të përkthyera.

Shënime për autorin

Bujar Meholli është profesor i letërsisë shqipe, eseist, kritik dhe shkrimtar. Krahas ligjërimit, analizon problematika nga letërsia, filozofia, psikologjia, muzika, piktura, filmi dhe kultura në përgjithësi. Në krijimtarinë eseistike rimerr tema nga autorë dhe periudha të ndryshme kulturore duke i modeluar në këndvështrime moderne. Aktiv në medie të shkruara dhe online; gama e shkrimeve të tij përfshin: multikulturalizmin, analizat sociokulturore bashkëkohore, vlerat substanciale të artit, indin e epokës digjitale dhe implikimet psikofizike te njeriu i shekullit XXI.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Libri më i ri i poetit dhe kritikut Sadik Krasniqi,…