 
                    Edhe një shofere e re në ‘Trafikun Urban’
                17 gusht 2023
                |  19:01
            
        Edhe një shofere i është shtuar “Trafikut Urban”, në Prishtinë. Kështu ka bërë të ditur kryeshefi Burim Maraj.
Mehreme Brahimi është shoferja e tretë që i është bashkuar ekipit të trafikut urban.
Ndryshe, Brahimi ishte punëtore e ndërmarrjes që nga viti 2019.
Kryeshefi i “Trafikut Urban“, Burim Maraj, është shprehur i kënaqur me përparimet e ndërmarrjes në shumë segmente, në mesin e tyre edhe përfshirjen sa më të madhe të grave, në pozita të ndryshme.
Shërbimet me autobusë dhe angazhimi i stafit të tyre mirëpriten dhe vlerësohen edhe nga qytetarët që shfrytëzojnë këto shërbime, numri i të cilëve është duke u rritur ndjeshëm dita-ditës.

 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        