
Edhe një yll po rritet në familjen Xhaka: Klevisi ndjek rrugën e babait dhe xhaxhait
Klevisi është djali i reprezentuesit shqiptar, dhe yllit të Baselit, Taulant Xhaka. Ai që në këtë moshë të njomë, vetëm 5 vjeç, dashuron topin dhe fushën e blertë.
Gjyshi i tij, Ragip Xhaka, përmes një postimi në facebook ka shkruar se kur e sheh Klevisin duke vrapuar pas topit me buzëqeshje në fytyrë, e di se një ditë do të jetë në fushë, me fanellën në trup dhe ëndrrën në zemër – ashtu si babi dhe agja i tij. “Ti je vetëm 5 vjeç, por topin e di ta dashurosh si një futbollist i lindur. Kur të shoh duke vrapuar pas topit me buzëqeshje në fytyrë, e di se një ditë do të jesh në fushë, me fanellën në trup dhe ëndrrën në zemër – ashtu si babi dhe agja yt.”, ka shkruar Xhaka.
Postimi i plotë:
Klevis i vogël, kampioni ynë i ardhshëm,
Ti je vetëm 5 vjeç, por topin e di ta dashurosh si një futbollist i lindur. Kur të shoh duke vrapuar pas topit me buzëqeshje në fytyrë, e di se një ditë do të jesh në fushë, me fanellën në trup dhe ëndrrën në zemër – ashtu si babi dhe agja yt.
Klevis, mos ndalo kurrë së ëndërruari, mos u lodh së stërvituri dhe mbi të gjitha, luaj gjithmonë me zemër. Një ditë, emri yt do të dëgjohet në stadiume, dhe ne do të jemi aty, krenarë për ty – ylli ynë i vogël në rrugën drejt madhështisë! Te don gjyshi.