Edhe presidenti i uron shërim të shpejt kryeministrit

03 gusht 2020 | 11:48

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit Avdullah Hotit, pas infektimit me Covid-19.

Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, duke shtuar se vetëm në këtë mënyrë mund të tejkalohet pandemia.

“Kryeministrit Avdullah Hoti i uroj ta kalojë sa më lehtë dhe të shërohet sa më shpejtë nga COVID-19. Qytetarëve të Kosovës u bëj thirrje që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta tejkalojmë këtë periudhë të vështirë. Të gjithë të prekurve u uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në normalitet”, ka shkruar Thaçi ë profilin e tij në “Facebook”.

(M.K  / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 340 aksidente fatale janë regjistruar në rajonin e Prishtinës…