Edi Rama: Mirënjohje kombëtares për arritjen historike

16 nëntor 2025 | 22:29

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, u nda krenar me paraqitjen e Shqipërisë në humbjen 0-2 ndaj Anglisë në kualifikimet për Kupën e Botës.

Pavarësisht disfatës, shqiptarët tashmë kanë siguruar Playoff-in për në Kupën e Botës.

Rama tha se skuadra shqiptare meriton respekt dhe mirënjohje për arritjen e përgjithshme në këto kualifikime.

“Pavarësisht rezultatit, në një ndeshje ku për më shumë se 70 minuta kuqezinjtë ishin thjesht të barabartë me një superfuqi si Anglia, skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt të madhe për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit”, ka shkruar Rama në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi Luftarak i Aeroplanmbajtëses USS Gerald R. Ford ka hyrë…