Edi Rama ndan një video lamtumire për liderin historik të socialistëve, Fatos Nanon

01 nëntor 2025 | 08:59

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një videokartolinë lamtumire për ish-kryetarin e Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Në një postim në Facebook, Rama thotë se Nano nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet e tyre, dhe nga vendi i nderit në historinë e familjes së PS-së.

“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të shtunë pritet të mbajë mot me diell dhe…