
Edi Rama për marrëveshjen e Washingtonit: Asnjë tradhti burra
04 shtator 2020
| 20:00
Kryeministri Edi Rama, e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë që u nënshkruar të premten në Uashington.
Kreu i qeverisë uroi homologun Hoti për përparimin e arritur dhe u shpreh se vetëm përmes dialogut mund të shkohet drejt njohjes përfundimtare.
“Asnjë tradhti burra! Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër”, shkruan Rama në “Twitter”.