
Edi Rama pret në takim Mbretin e Jordanisë
02 maj 2025
| 16:15
Kryeministri Edi Rama priti sot në mesditë Mbretin e Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri, me ftesë të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Takimi mes Kryeministrit Rama dhe Mbretit të Jordanisë u zhvillua fillimisht jashtë godinës së Kryeministrisë, për të vijuar më pas në ambientet e brendshme të institucionit.
Më herët gjatë ditës, Mbreti Abdullah II u takua në një bisedë kokë më kokë me Presidentin Begaj, ku në fokus ishte zgjerimi i dialogut politik dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes dy vendeve.
Vizita e Mbretit Abdullah II në Shqipëri vjen në kuadër të përpjekjeve për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe në fusha me interes të përbashkët.