
Edi Rama shpërndan në “Facebook” fotografinë e Thaçit
18 korrik 2020
| 22:32
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas adresimit të presidentit, Hashim Thaçi, pas intervistimit maratonik prej katër ditësh në Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë sonë”, ka thënë Thaçi dhe këtë Rama e ka postuar bashkë me foton e presidentit Thaçi nga pritja e djeshme në pikën kufitare të Morinës.
Rama menjëherë pas publikimit të aktakuzave nga Prokuroria e Hagës për Hashim Thaçin, vizitoi vetë Prishtinën ku u takua me të gjithë liderët politikë përveç Ramush Haradinajt.