Edita Tahiri: Qytetarët janë lodhur me këtë amulli, Kosova duhet të dal në procese të zhvillimit
23 janar 2026
| 11:51
Ish-zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, ka vlerësuar se Kosova ndodhet në amulli. Ajo ka bërë me dije se vitin e kaluar Kosova e mbylli duke vendnumëruar, kurse vitin 2026 e hapi duke numëruar votat.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Kosova duhet të dalë në procese të zhvillimit e përparimit.
“Nga vendnumërimi në numërim. Kosova e kaloi vitin e kaluar duke vendnumëruar hyri në këtë vit të ri duke rinumëruar votat – Kosova duhet të dalë në procese të zhvillimit e përparimit. Janë lodhur qytetarët me këtë amulli”, ka shkruar Tahiri.



