
Edmond Azemit i bëhet portret gjigant në Prishtinë
12 gusht 2021
| 21:56
Basketbollisti i mirënjohur i Prishtinës, Edmond Azemi është bërë me një portret gjigant në Prishtinë.
Azemi, që i dha fund karrierës së luajtur në basketboll duke u pensionuar, është bërë me një portret të cilin është duke e sponsorizuar Komuna e Prishtinës.
Kjo është bërë në shenjë mirënjohje për basketbollin prishtinas që është edhe ikonë e këtij klubi me të cilin fitoi dhjetëra trofe.
Pas pensionimit, Edo mund të ushtrojë pozitën e drejtorit sportiv në KB Prishtina.