
Egnatia kualifikohet për në gjysmëfinalen e Kupës
26 shkurt 2025
| 16:06
Egnatia nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në çerekfinalen e kthimit të duelit të Kupës kundër Bylisit. Gjithsesi ekipi rrogozhinas siguroi kualifikimin falë fitores 3-1 në ndeshjen e parë.
Miqtë kaluan të parët në avantazh falë Gjatës me penallti në të 24-t. Xhemajli ktheu ekuilibrat në minutën e 41-të duke i dhënë pak qetësi stolit të Egnatias.
Pjesa e parë do të mbyllej 1-1 mes tyre, teksa rrogozhinasit do të gjenin golin e avantazhit në minutën e 72-të me Bakayoko, por pavarësisht se me 10 lojtarë në minutën e 78-të Marouf shënoi për 2-2. Skuadra e udhëhequr nga Gentian Mezani rrezikoi deri në fund, duke ndalur në barazim Egnatian.