Ekipet turke trajnojnë pjesëtarët e FSK’së për përdorim të armëve automatike dhe snajperike

07 dhjetor 2024 | 18:55

FSK ka zhvilluar trajnime bashkë me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, trajnime të cilat janë realizuar me sukses për përdorimin e armëve të këmbësorisë “Trajnimi i armës automatike’’ dhe “Trajnimi për snajper”, përcjell Gazeta Express.

Ashtu siç bëhet e ditur nga vetë FSK-ja, qëllimi i trajnimeve është ngritja e profesionalizimit të pjesëtarëve dhe ngritja e kapaciteteve të këmbësorisë.

‘‘Ekipet turke trajnojnë FSK-në

Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, janë realizuar me sukses trajnimet specialistike në përdorimin e armëve të këmbësorisë “Trajnimi i armës automatike’’ dhe “Trajnimi për snajper”. Qëllimi i trajnimeve është ngritja e profesionalizimit të pjesëtarëve dhe ngritja e kapaciteteve të këmbësorisë.

Forcat e Armatosura të Turqisë në kuadër të bashkëpunimit në vazhdimësi kanë dhënë kontributin e tyre në ngritjen profesionale dhe teknike të FSK-së’’, është njoftuar nga FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtinë, Kosovë – MerrJep.com, platforma lider për shpalljet online në…