Ekrem Duraku nga Krusha e Madhe, njëri ndër fermerët më të mirë (Foto)

22 korrik 2019 | 11:52

Kultivimi i bimëve perimore në ambiente të mbrojtura siguron qëndrueshmëri të lartë të bimëve dhe njëkohësisht siguri në ushqim.

Fotografia e Drejtoria e Bujqësisë - Rahovec

“Ekrem Duraku nga Krusha e Madhe nuk është një fermerë i zakonshëm. Ai është njëri ndër fermerët më të mirë, i cili kultivon disa lloje të perimeve në ambiente të mbrojtura dhe ato të hapura. Në sipërfaqen e mbrojtur prej 25 ari fermeri arrin që të merr rendiment mjaftë të mirë, si dhe t’i plasojë ato në tregun vendor në atë kohë ku prodhimet e huaja pushtojnë tregun tonë”, është bërë me dije në njoftimin e Drejtorisë së Bujqësisë.

Fotografia e Drejtoria e Bujqësisë - Rahovec

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se si përfitues i serës pesë ari nga komuna e Rahovecit, Ekrem Duraku ka arritur që këtë sipërfaqe ta rrisë në 25 ari dhe të krijojë një ekonomi familjare në të cilën ka arritur të sigurojë të ardhurat të mjaftueshme për të dhe familjen e tij.

Fotografia e Drejtoria e Bujqësisë - Rahovec

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se nëntë vjet më parë,…