Eksperti amerikan: Kurti duhet t’i dëgjojë ShBA-të dhe t’i normalizojë raportet me Serbinë

11 gusht 2021 | 16:38

Eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Lindjes së Mesme, Alon Ben-Meir, i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të dëgjojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të bëjë përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.

Ben-Meiri ka theksuar se Kurti duhet të tregojë se po bën atë që mundet dhe të bëjë presion mbi Serbinë.

Sipas ekspertit amerikan të çështjeve politike, nëse kryeministri i Kosovës e bën këtë, do të fitojë mbështetje shumë më të madhe nga Perëndimi-Shtetet e Bashkuara, BE dhe vendet e tjera.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të dëgjojë Shtetet e Bashkuara dhe të bëjë çdo përpjekje për të normalizuar çdo lloj marrëdhënieje me Serbinë. Ai duhet të tregojë se po bën atë që mundet, dhe të bëjë presion dhe barrë mbi Serbinë. Nëse e bën këtë, ai do të fitojë një mbështetje shumë më të madhe nga Perëndimi – Shtetet e Bashkuara, BE dhe vende të tjera – dhe kjo do të shtrëngojë në mënyrë indirekte Serbinë. Kjo është ajo që duhet bërë në mënyrë që të ecë përpara procesi dhe të rritet. Me të gjitha këto masa, unë absolutisht besoj se përfundimisht Kosova do të integrohet në BE”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.

Alon Ben-Meir, është një ekspert amerikan në politikën dhe çështjet e Lindjes së Mesme, i specializuar në negociatat e paqes midis Izraelit dhe shteteve arabe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Refuzimi i institucioneve të Kosovës për të qenë pjesë e…