Eksperti i sigurisë Ilir Kulla kishte paralajmëruar fundin e Maduros
Analisti i çështjeve të sigurisë dhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilir Kulla, kishte paralajmëruar prej kohësh fundin e presidentit venezuelian Nicolás Maduro.
Ditë më parë, Kulla ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” me Arian Çanin, si dhe në emisionin e Mehmet Kalisit në Teve1, ku foli për mundësinë e një sulmi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Venezuelës dhe për arrestimin e mundshëm të Maduros.
Sipas Kullës, SHBA-të do ta godisnin Venezuelën për disa arsye kryesore. Ai theksoi se Venezuela është shteti që prodhon sasinë më të madhe të kokainës, ndërsa një tjetër arsye lidhet me faktin se politikat e saj janë të afërta dhe të ndikuara nga Irani, Kina dhe Rusia. Po ashtu, Venezuela konsiderohet si vendi më i pasur me naftë në Amerikën e Jugut.
Ilir Kulla paralajmëroi se të njëjtin fat si Venezuela mund ta pësojë edhe Kolumbia apo ndonjë tjetër shtet hispanik në rajon. Ai kujtoi gjithashtu se në shumë vende të Amerikës së Jugut nuk ka ambasada të SHBA-së prej më shumë se tetë vitesh.



