Ekzekutohen pensionet me rritje

14 nëntor 2025 | 15:42

Janë ekzekutuar sot pensionet bazike me rritje në Kosovë, nga 120 në 150 euro.

Edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se nga ky muaj, pensioni minimal prej 120 euro bëhet 150 euro në muaj.

“Kurse sot me rritjen e paraparë janë ekzekutuar pensionet bazike dhe pensionet për personat me aftësi të kufizuara. Rritjen ekonomike dhe të buxhetit të shtetit po e rishpërndajmë me ata që kanë më së shumti nevojë”, ka thënë Kurti.Ndërkaq, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë sot se asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti”.

“Pensioni Bazik të cilin e gjetëm me vlerë 90 euro/muaj në fillim të mandatit, prej sot procesohet me rritje me vlerë 150 euro/muaj. Pra 60 euro rritje brenda mandatit, apo 67%. Ngjashëm edhe Pensionet për Personat me Aftësi të Kufizuara, të cilat i gjetëm me 75 euro/muaj dhe nga sot ato bëhen 150 euro/muaj, apo 100% rritje brenda mandatit”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Më tutje, ai ka shkruar  se “Gjithashtu, kemi rritur edhe mbështetjen për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, por edhe pensionin invalidor e atë familjar. Qeveria për pensionistët”.

Ndryshe, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë pati thënë se nga muaji nëntor do të rriten pensionet dhe shtesat për fëmijë.

Kurti, para kabinetit qeveritar, i ka quajtur këto lajme të mira për qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkolla Fillore dhe e Mesme “Zenit” shpall të pavlefshme certifikatën…