
ELEGJI PËR TË VRARËT NË BUTSCHA
Nga: Isuf Sherifi
1.
Thua të jetë Sarajeva, të jetë Srebrenica, jo vetëm
Thua të jetë Meja, të jetë Izbica, jo vetëm
Thua të jetë Tivari, të jetë Vukovari, jo vetëm
thua të jetë…thua të jetë…jo vetëm
Është krim i së djeshmes, jo vetëm
Është krim i së sotmes, jo vetëm
Është krim i së nesërmes, jo vetëm
Të vrarët në Butscha, ah!
Thua të jenë nga Reçaku, jo vetëm
Thua të jenë nga Alepo, jo vetëm
Të vrarët në Butscha, ah!
Ah, të vrarët në Butscha, oiii!
2.
Ata nuk mund të flasin më
Ata nuk mund të tregojnë më
Ata nuk mund të shkruajnë më
si ndodhi, kur ndodhi, kush e bëri
Ne duhet të flasim për ta, dhe jo vetëm
Ne duhet të rrëfejmë për ta, dhe jo vetëm
Ne duhet të shkruajmë për ta, dhe jo vetëm
Ah, të vrarët në Butscha, oiii!
Atyre iu vodh liria, drita iu mbyt
Atyre iu shua jeta, fryma iu plaçkit
Ah, të vrarët në Butscha, oiii!
3.
Ata nuk mund të flasin më, dhe jo vetëm
Ata nuk mund të rrëfejnë më, dhe jo vetëm
Ata nuk mund të shkruajnë më, dhe jo vetëm
si ndodhi, kur ndodhi, kush e bëri
Mirëpo ne e dijmë, andaj për ta
ne duhet të rrëfejmë gjithmonë
ne i pamë, andaj për ta
ne duhet të flasim gjithmonë
ne i dëgjuam, andaj për ta
ne duhet të shkruajmë gjithmonë
Ah, të vrarët në Butscha, ah!
Ata duhet të mbesin të pavdekshëm, ah!
Ashtu siç ishin të shtrirë në tokë
sikur donin të na përqafonin
sikur donin të na thonin
ne kemi ra fli për liri!
Ah, të vrarët në Butscha, oi, oii, oiii!
5.4.2022